Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se vranësirat mund te sjellin riga të dobëta shiu, kryesisht në relievin malor.
Temperaturat minimale mbeten konstante, ndërsa ato maksimalet parashihen të kenë ngritje të lehta.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme.
Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP.
Leave a comment