Lajme

“100 mijë euro për një muaj”: Kurti kritikohet për numrin e lartë të këshilltarëve

Numri i lartë i këshilltarëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta në Facebook. Deri më tani Kurti numëron 38 këshilltarë politikë. E ky numër i tmerruar analistët e zhvillimeve politke, pasi Kurti dikur sa ishte në opozitë thoshte se ndoshta nuk i duhen më shumë se pesë këshilltarë.

Opinionisiti, Petrit Zogaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për numrin e lartë të këshilltarëve.

Zogaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kurti e ka shumë problem që të ketë mirëkuptim brenda 38 këshilltarëve për t’i prishur raportet me tri shtetet fqinje.

“Është koxha problem me arritë konsensus brenda 38 këshilltarëve që Kurti i paska, qe me i prishe raportet me 3 shtetet kufitare me Kosovën. Sa letra duhesh shkruar, sa analiza duhet bere e sa takimet duhet me u planifiku me kryeministrin këta 38 këshilltarë politik, qe me e binde atë që Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit te Zi, duhet me ua tregu vendin.” – ka shkruar Zogaj.

Ndërsa, analisti i politikës, Ilir Mirena ka rikujtuar deklaratën e Kurtit të vitit 2019 ku thoshte se ndoshta i mjaftojnë pesë këshilltarë.

Më tej, ai ka thënë se Kurti i ka mashtruar votuesit e tij.

“Nuk kanë çfarë më duhen as 35 këshilltarë, jo naj pretencioziteti intelektual timin por nashta 5 këshilltarë më mjaftojnë. 35 janë si mos të jenë asnjë, ose tregojnë një farë paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit…”. Keshtu paska deklaru Albin Kurti ne shtator te vitit 2019, asokohe per Qeverine Haradinaj. Sot, 38 keshilltare n’kajmak i paska fikalli vet. Euu bre po flliqt ju ka mashtru…” – ka shkruar Mirena në profilin e tij në Facebook.

Gjithashtu, edhe analisti tjetër, Afrim Haliti ka ironizuar me numrin e lartë të këshilltarëve të Kurtit duke thënë se: “Pa i bo 69 nuk njehet.”

Edhe politikanë të tjetër të opozitës kanë kritikuar Kurti për numrin e këshilltarëve.

Deputet i LDK-së, Driton Selmanaj, e ka quajtur Kurtin “mashtrues perfid”.

“Mashtruesi perfid! Sa ishte në opozitë thoshte më mjaftojnë vetëm 5 këshilltarë, kurse tani në pushtet kabineti i tij numëron hiq më pak se 100 zyrtarë që e këshillojnë e ndihmojnë Albin Kurtin dhe tre zëvendësit e tij.” – ka shkruar ai.

Ai ka thënë se për një muaj këshilltaret e Kurtit i kushtojnë shteti 100 mijë euro.

“Sipas ligjit, pagat e anëtarëve të kabinetit të Kurtit sillen nga 987 deri në 1155 euro, pa llogaritur këtu edhe përfitimet e tjera që gëzojnë, si mëditjet, shpenzimet e biletave,reprezentacionit, etj. Vetëm për një muaj buxhetit të shtetit i kushtojnë hiq më pak se 100.000 (njëqind mijë) euro. Kurse për një vit mbi 1.2 milion euro.Në opozitë promovonin kursim dhe kujdes ndaj parasë publike kurse në pushtet zhvasin dhe abuzojnë çdo të mirë publike. Turpi nuk paska fund!” – ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...