Një shtetas gjerman është dënuar me burgim të përjetshëm pasi në janar të këtij viti, e kishte vrarë një shqiptar nga Kosova.
Vrasja kishte ndodhur pasi viktima nga Kosova ishte i dashuri i ish-partneres së tij me të cilën gjermani ishte ndarë, raportojnë mediat në Gjermani.
Vendimin për burg të përjetshëm e mori Gjykata e Freiburgut, me arsyetimin se i akuzuari e qëlloi me armë në gjoks viktimën.
Krimi ndodhi në rrugën përballë banesës së gruas në Freiburg, ndërsa iktima ndërroi jetë në spital dhe u varros disa ditë më vonë në Kosovë.
Në seancën gjyqësore ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimës, të cilët duartrokitën kur gjykata vendosi dënimin burg përjetë.
Ndërkohë, avokati i gjermanit ka deklaruar se do ta apelojë vendimin.
Leave a comment