LajmeShendetesi

4 Pyetje të rëndësishme që duhet të bëni para se të merrni ilaçet me recetë

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që secili prej nesh të bëjë këto katër pyetje kryesore përpara marrjes së ilaçeve me (ose pa) recetë.

Cilat ushqime duhet të shmang përpara përdorimit?

Ka medikamente që ndërveprojnë negativisht me ushqimin.

Për shembull, qumështi ndërvepron keq me antibiotikët.

Bananet nuk duhen marrë krah ilaçeve për tensionin e gjakut.

Ky frut ka përmbajtje të lartë kaliumi dhe si rrjedhojë mund të ndërhyjë në efikasitetin e ilaçeve për tensionin e gjakut.

Kështu do të merrni sasi të tepërt kaliumi dhe tensioni do të ulet përtej pritshmërisë së mjekimit.

Nëse doni të rregulloni tensionin e lartë të gjakut dhe të ndihmoni zemrën, mos konsumoni banane në të njëjtën periudhë që konsumon ilaçet e uljes së tensionit.

Boronicat e kuqe nuk duhen marrë krah ilaçeve për hollimin e gjakut.

E njëjtë është situata me qitron.

Statinat që përdoren për uljen e nivelit të kolesterolit kanë një kundërveprim më të madh kur bien në kontakt me përbërësit e qipros.

Fruti bllokon enzimat e nevojshme të mëlçisë dhe minimizon efektet e pritura të medikamentit. Qitroja duhet anashkaluar edhe kur njeriu merr antibiotikë, tregojnë studiuesit.

Këto janë vetëm tre shembuj që mbështesin nevojën për të kërkuar këshillën e mjekut.

A mund të pi vetëm një gotë alkohol ndërsa vazhdoj kurën?

Pirja e alkolit rrit gjasat e shfaqjes së efekteve anësore të disa medikamenteve.

Për shembull, nëse merrni medikamente kundër alergjive dhe pini verë, do të keni marramendje.

Shumica e pijeve alkolike përmbajnë tiraminë, një substancë që rrit tensionin e gjakut nëse merrni antibiotikë, barna kundër mykut etj.

Çfarë të bëj nëse kam të vjella?

Nëse keni të vjella brenda 15 minutave nga marrja e medikamentit, atëherë mund të merrrni një tjetër.

Kjo për arsyen se ilaçet kërkojnë pak kohë që të treten në stomak.

Nëse ju keni të vjella brenda një ose dy orësh, atëherë përmbajuni dozave standarde të ilaçit.

A duhet të marr probiotikë kur marr antibiotikë?

Antibiotikët janë të rëndë për stomakun.

Ato shkaktojnë fryrje, konstipacion, diare apo infeksione urinare.

Probiotikët janë të nevojshëm, madje në doza të larta.

Kjo për arsyen sepse antibiotikët shkatërrojnë shumë baktere të mira në stomak, duke i lënë rrugën hapur baktereve të këqija.

Probiotikët duhet t’i merrni për disa javë pas kurës së antibiotikëve

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...