“Duhet të më nxirrnin me një vinç”, ka treguar Shakira gjatë një incidenti të papritur që i ndodhi gjatë xhirimeve të klipit të saj më të fundit ‘Copa Vacia’ në bashkëpunim Manuel Turizo.
Shakira ka rrezikuar jetën gjatë xhirimeve të videoklipit të saj më të fundit, në të cilën ajo u shfaq si sirenë.
“Akuariumi ku po qëndroja u prish dhe grupi erdhi në ndihmë menjëherë dhe u desh të më nxirrnin nga atje. Nuk munda të dilja pasi kisha veshur bishtin e sirenës dhe nuk mund të ngjitesha. Duhej të më nxirrnin me vinç, por fatmirësisht më e keqja kaloi dhe unë jam këtu tani”, tregoi ylli.
Gjëja që i bëri përshtypje nga të gjitha është se Manueli e kishte parashikuar.
“Manueli më kishte paralajmëruar se mund të thyej akuariumi. I thashë se ishte e pamundur, se kishim standarde të larta sigurie. Por ajo që ai parashikoi ndodhi vërtetë”.
Leave a comment