Lajme

Ambasadorit të BE-së i zgjatet mandati në Kosovë edhe për një vit

Këshilli Evropian ka njoftuar se ia ka zgjatur edhe për një vit mandatin shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Sipas njoftimit të së enjtes, mandati i ri i Szunyog do të përfundojë më 31 gusht 2024. Ai ishte emëruar si Përfaqësues Special i BE-së për Kosovën më 1 shtator 2020. Mandati i tij përfshin detyrën e ofrimit të këshillave dhe mbështetjes së BE-së në procesin politik dhe promovimin e koordinimit të përgjithshëm politik të Unionit në Kosovë.

Përveç Szunyog, Këshilli Evropian ia ka vazhduar mandatin edhe për një vit Johann Sattlerit në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa Toivo Klaar u emërua për Kaukazin e Jugut.

Përfaqësuesit Specialë të BE-së propozohen nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, për të promovuar politikat dhe interesat e BE-së në rajone dhe vende të veçanta si dhe për t’i siguruar BE-së një prani politike aktive në ato zona.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...