activeBallinaKryesoreLajme

Pezullimi i MSA-së Opozita: Agjenda integruese është prolonguar, ligjet mbesin pa opinionin e BE-së

Të dëmshme për institucionet e Kosovës e në veçanti për sistemin legjislativ në vend po konsiderojnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pezullimin e përkohshëm të punës së të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) nga Bashkimi Evropian (BE). 

Sipas tyre me pezullimin e kësaj marrëveshje Kosova do ketë prolongim të agjendës integruese në BE.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se me MSA-në Kosova ka për obligim që të gjitha ligjet të cilat lidhen me direktivat e BE-së t’i trajtojë me prioritet.

Sipas saj, me vetë faktin që Kosova tani është pezulluar nga takimet e MSA-së vendi do të ketë prolongim të agjendës integruese.

“Kosova me faktin që është në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian krahas angazhimeve që i ka, ka edhe një plan të veprimit për të zbatuar do të thotë planin kombëtar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) që nënkupton që të gjitha ligjet të cilat lidhen me direktivat e BE-së kemi për obligim që ti japim prioritet e t’i trajtojmë si Kuvend. Me këtë rast edhe ne si deputet kemi qenë shumë të zëshëm që të kalohen të gjitha kërkesat të cilat i ka BE- ja në raport me ecjen e Kosovës”.

“Fakti që Kosova tani është pezulluar nga takimet e MSA-së natyrisht që do të ketë edhe prolongim të agjendës sonë integruese si Kosovë, sepse në takimet që i ka BE-ja tashmë Kosova nuk do të jetë pjesë dhe si pasoj në do ta ndjejmë edhe masën e sanksioneve të cilat BE i ka vendosur karshi Kosovës për shkak të situatës të cilën qeveria e ka vendosur vendin dhe kjo bije ndeshe edhe me perspektiven tonë Evropiane, por mbi të gjitha edhe prolongon angazhimin tonë si shtet për t’u përafruar me BE-në”, tha ajo për EO.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se pezullimi i MSA-së është defekti më i madh që ka mundur t’i bëjë institucioneve të Kosovës e legjislacionit.

“Kjo ka impakt tepër negativ edhe në integrimet evropiane por edhe në integrimet euroatlantike. Mbi të gjitha është rikthim mbrapa e ai rikthim mbrapa është vite të tëra ku Kosova ka arritur që së paku ta ketë marrëveshjen e parë kontraktule me BE-në siç është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Ndërsa kjo është defekti më i madh që ka mundu ti bëjë institucioneve të Kosovës, legjislacionit i cili miratohet, akteve tjera normative që janë në harmoni me akikomuniter edhe shumë gjëra të tjera progresive që do të duhej të ishin në agjendë tonë evropiane”, tha ai.

Ai tha se ligjet duhet që të jenë në harmoni me direktivat e BE-së dhe tani me pezullimin e MSA-së, kur nuk do të ketë përgjigje nga institucionet e BE-së atëherë ato mbetën të pavlefshme.

“Neve nuk mund të na ndaloj as kush që ato të jenë në harmoni me direktivat, por në momentin kur nuk ke përgjigje nga institucionet e BE-së në Kosovë dhe atëherë ato i mbetën të pa vlefshme sepse nuk janë në koordinim dhe në harmoni me agjendën e tyre. E agjenda e tyre është e përqafuar nga Republika e Kosovës ose nga pjesa demokratike e saj, nëse pjesa tjetër jo demokratike ose ka ndonjë ideologji tjetër me ndonjë orientim jashtë agjendës së BE-së atëherë këtë duhet ta thotë kryeministri Kurti edhe vetë shumica parlamentare”, tha ai, raporton EO.

Pavarësisht marrëveshjes se arritur të hënën në Bratislavë, ku Qeveria e Kosovës ka pranuar reduktimin e Policisë së Kosovës dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri pas verës, burimet e BE-së kanë thënë të premten për media se këto hapa që po ndërmerr Kosova “janë hapa në drejtim të duhur”, por në BE presin që të shohin edhe hapa të tjerë për të hequr masat.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...