Trafiku i përdoruesve në Twitter thuhet se është ngadalësuar që nga lansimi i platformës Threads të bazuar në tekst të Meta, e cila tashmë ka tejkaluar 100 milionë regjistrime që nga debutimi i saj javën e kaluar.
Threads u lansua në SHBA të mërkurën dhe po reklamohet nga drejtuesit e Meta-s si një “shesh publik” më pozitiv për komunitetet “që kurrë nuk e përqafuan Twitter-in”, përcjell Telegrafi.
“Threads arriti në 100 milionë regjistrime gjatë fundjavës. Kjo është kryesisht kërkesë organike dhe ne nuk kemi aktivizuar ende shumë promovime. Nuk më besohet se kanë kaluar vetëm 5 ditë!”, tha CEO i Meta, Mark Zuckerberg në një postim të hënën.
Dhe Twitter duket se ka marrë një goditje.
Matthew Prince, CEO i Cloudflare, ndau një pamje të ekranit në Twitter të dielën që tregonte se trafiku në platformë po “po rëndohej”.
Sipas Similarweb, një kompani e të dhënave që specializohet në analitikën e uebit, trafiku i uebit në Twitter u ul me 5% për dy ditët e para.
Kompania tha se trafiku në internet i Twitter ka rënë 11% krahasuar me të njëjtat ditë në vitin 2022.
Leave a comment