Aktorja Olta Gixhari festoi 37-vjetorin e lindjes. E në ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e shumtë.
Por vëmendje më të madhe mori urimi që Sarah Hoxha i ka bërë aktores.
Ajo ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet duke kërcyer me Oltën dhe në një moment puthen në buzë.
“U bëfsh edhe 100 motër. Të uroj sa më shumë njerëz të njohin siç të njoha unë. Ti ke një zemër të mirë dhe je gallatë”, është ky urimi i Sarës për Oltën e cila feston sot 37-vjetorin e lindjes.
Leave a comment