Festivali Folklorik i Gjirokastrës ka qenë jo vetëm një sukses i trashëgimisë kulturore shqiptare, por edhe një event që ka bërë bujë jashtë Shqipërie.
Kanali i parë i televizionit francez TF!, një nga televizionet më të rëndësishme të europës, i ka kushtuar një speciale eventit në Gjirokastër. Të cilin e sjell në faqet e tij kryeministri Edi Rama.
“Surprizë e bukur në një prej televizioneve me audiencën më të lartë në Francë siç është #TF1 që i dhuroi publikut frankofon në pesë minuta gjithë magjinë e Gjirokastrës, sokaket e së cilës gëlojnë nga turistët këtë fillim vere, në udhëtimin mbresëlënës nga legjenda e Argjirosë, deri te turizmi kulinar, natyror e kulturor që ofrohet në zonë, si shembulli më i kristaltë i transformimit kolosal që ka ndodhur në këto vite”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.
about:blank Ndërkaq, fotoreporteri Genti Shkullaku i LSA, ka sjellë një kolazh të këndshëm fotosh që tregojnë ngjyra e fytyra, atmosferë dhe jetë nga një event që ka dhuruar një dinamikë pozitive edhe për sezonin turistik. Në fotot e Shkullakut ka përveç ngjyrave të festivalit, edhe personazhe të njohur publikë që e kanë ndjekur eventin për t’i dhënë më shumë support e për të përfituar në rritjen e popullaritetit të tyre.
Më poshtë mund të shfletonin albumin e bukur fotografik për natën e fundit të Festivalit të Gjirokastrës, por edhe videon me titra shqip të televizionit francez.
Leave a comment