Lajme

Vetura e parë fluturuese në botë merr miratimin nga qeveria amerikane

Një makinë plotësisht elektrike që mund ta vozitni në rrugë dhe të fluturoni për të kapërcyer trafikun mund të tingëlloj si diçka nga një film fantastiko-shkencor, por Alef Aeronautics po e bën atë realitet.

Kompania bëri të ditur të martën se vetura e saj fluturuese, “Model A”, u bë e para e këtij lloji që mori miratimin ligjor për të fluturuar nga qeveria amerikane, transmeton Telegrafi.

Sipas, Alef, vetura fluturese Model A, ka një rreze drejtimi prej 321 kilometrave dhe një rreze fluturimi prej 177 kilometra.

Pari parashitjet filluan tetorin e kaluar për 300 mijë dollarë (me një shumë rezervimi prej 150 dollarë, ose 1,500 për rezervim prioritar), Alef thotë se kishte mbledhur mbi 440 rezervime deri në fund të vitit.

“Model A” është automjeti i parë i këtij lloji që mori një Certifikatë Speciale të vlefshmërisë Ajrore nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) të SHBA-së.

“Jemi të ngazëllyer për të marrë këtë certifikatë nga FAA. Kjo na lejon të jemi afër për t’iu sjellë njerëzve një udhëtim miqësor ndaj mjedisit dhe më të shpejtë, duke u kursyer orë individëve dhe kompanive çdo javë. Ky është një hap i vogël për aeroplanët, një hap gjigant për makinat”, tha CEO Jim Dukhovny.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...