Nënkryetarja e Loko-Bank, Kristina Baikova (28) vdiq, pasi dyshohet se ra nga dritarja e një apartamenti në bulevardin Khodynsky në qendër të Moskës.
‘Aksidenti’ ka ndodhur më 23 qershor, por mediat ruse sapo kanë publikuar këtë informacion. Kristina ishte me një shok në banesën e saj në Moskë, kur u rrëzua nga dritarja. Ajo u shpall e vdekur në vendngjarje, transmeton Telegrafi.
Kristina ndodhej në banesën e saj në katin e njëmbëdhjetë me shokun e saj, 34-vjeçarin Andrej. Ai tha se Kristina e ftoi për një pije para se ajo të binte nga dritarja.
Kjo është vetëm një nga një seri vdekjesh misterioze që kanë ndodhur në Rusi që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës.
Vitin e kaluar, manjati i naftës Ravil Maganov vdiq pasi “ra nga dritarja e spitalit”.
64-vjeçari ishte kryetar i bordit të gjigantit rus të naftës Lukoil, një kompani që kritikoi hapur pushtimin e Putinit në Ukrainë.
Ai vdiq pasi u rrëzua nga dritarja e katit të gjashtë të Spitalit Klinik Qendror në Moskë në shtator 2022.
Leave a comment