Madona ka shtyrë turneun e saj në botë pas qëndrimit në njësinë e kujdesit intensiv si shkak i një infeksioni serioz bakterial.
Pritet që këngëtarja të rikuperohet tërësisht dhe më pas mund të rishohë planet e saj për koncerte muzikore.
Menaxheri dhe producenti Guy Oseary njoftoi në Instagram se mbretëresha e popit po rikuperohet nga “aventura” e saj shëndetësore.
“Të shtunën më 24 qershor, Madonna u diagnostikua me një infeksion të rëndë bakterial që çoi në një qëndrim shumëditor në ICU, “ shkroi ai.
“Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, por ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Në këtë kohë do të na duhet të pezullojmë të gjitha angazhimet, përfshirë turneun”.
Madonna po përgatitej të niste turneun e saj botëror të 40-vjetorit të “Celebration” muajin e ardhshëm.
Leave a comment