Lajme

Totaj: Qeveria ka qasje jobashkëpunuese me komunat, pesë herë i kam shkruar ministrit Çeku

Kryetari i Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, thotë se me qeverisjen qendrore kanë një qasje jo-bashkëpunuese dhe jofleksibile.

Totaj, thotë se qeveria qendrore krijon limite, krijon vështirësi në punë, vonon projekte, si dhe afate.

“Kjo nuk ndodh vetëm me Komunën e Prizrenit, për sa i përket qeverisjes qendrore kemi një qasje jo-konstruktive, jo-parimore ndaj krejt komunave komplet, nuk po dua t’i përfshij komunat të cilat i udhëheq Vetëvendosja, por të gjitha komunat tjera duke ia filluar prej Prishtinës, Prizrenit e të gjitha të tjerat qeveria qendrore ka një qasje jobashkëpunuese, jo-konstruktive, jofleksibile dhe kjo natyrisht që prodhon pasoja, sepse në vend se me na mundësu me i rrit kapacitetet tona na krijon limite të ndryshme, na krijon vështirësi në punë, na i vonon projektet, afatet edhe nuk e di ku është qëllimi, a është mungesë vizioni apo është qëllimi me na vendos neve keq, këtë nuk e di”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas tij, arsyetimet e qeverisjes qendrore janë formale, por që nuk kanë argumente.

“Arsyetime kanë formale, por realisht argumente nuk ka, sepse një bashkëpunim i mirë i qeverisjes qendrore me qeverisjen lokale do të mundësonte rritjen e performancës edhe te qeverisjes qendrore edhe të qeverisjes lokale. Kjo ka ndodhë dhe vazhdon të ndodh”, tha i pari i Prizrenit.

Totaj, tregoi që pesë herë ka tentuar ta kontaktoj ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çekun, për të diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit për krijimin e projekteve në Prizren, por i njëjti nuk i është përgjigjur, madje as si ka kthyer email.

“Pesë herë i kam shkruar ministrit Çeku, i cili është i Prizrenit, i kam kërkuar takim për me diskutu për mundësinë e bashkëpunimin për krijimin e projekteve në Prizren, meqenëse edhe ai është qytetari i Prizrenit, le që nuk pranon takim, por as nuk e kthen email-in, e njëjta gjë ndodh edhe me ministrat tjerë. E vërteta është që kjo ndodhë dhe kjo ka pasoja të cilat janë pamundësia e realizimit të disa projekteve në relacion me qytetarët e Prizrenit. Pse po ndodhë, unë e di. Nuk shoh ndonjë argument valid pse po ndodh kjo. Nuk do të duhej të ndodhte kjo. Nuk është vetëm me këtë ministër edhe me të tjerët ndodh”, shtoi ai

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...