Myslimanët në mbarë botën po përgatiten për një festë të dytë të Bajramit në muajin e fundit të kalendarit hënor – dhe do të jetë më domethënës se i pari.
Kurban Bajrami – i njohur si Festa e Sakrificës – vjen pas Fitër Bajramit, i cili u zhvillua më herët në fund të Ramazanit, muaji i agjërimit mysliman.
Ndërsa ato janë paksa të ndryshme, thelbi i çdo feste të Bajramit mbetet i njëjtë: adhurimi, flijimi dhe mbledhja.
Kur është Kurban Bajrami?
Kurban Bajrami bie në një datë të ndryshme çdo vit dhe ndryshon midis vendeve, sepse kalendari hënor islamik bazohet në shikimet e hënës.
Një muaj i ri fillon kur shihet një hënë e re, dhe një ditë e re fillon kur perëndon dielli. Datat e Bajramit shtyhen mbrapsht çdo vit pasi kalendari islamik është rreth 10-12 ditë më i shkurtër se kalendari Gregorian i përdorur gjerësisht.
Kurban Bajrami është gjithashtu në muajin më të shenjtë të vitit dhe për disa, shënon fundin e Haxhit – një pelegrinazh vjetor në Mekë në Arabinë Saudite.
Pse njihet si Festa e Sakrificës?
Myslimanët besojnë se Zoti i tha Ibrahimit – i njohur si Abrahami në shkrimet e krishtera dhe hebraike – që të sakrifikonte djalin e tij si një provë të besimit të tij.
Zoti nuk e detyroi Ibrahimin të bënte kurban, por është ky përkushtim ndaj Zotit që përkujtohet gjatë Kurban Bajramit.
Si e festojnë myslimanët Bajramin?
Myslimanët ngrihen herët në ditën e parë të festës për lutjet e përbashkëta, në xhami apo qendra tjera, të cilat fillojnë menjëherë pas lindjes së diellit.
Kafshët si delet, dhitë dhe lopët theren tradicionalisht pas namazit të Bajramit. Më pas mishi ndahet në mënyrë të barabartë mes familjes, miqve dhe atyre me kushte më të vështira.
Myslimanët gjithashtu veshin rrobat e tyre më të mira dhe i hapin shtëpitë e tyre për vizitat nga miqtë dhe të afërmit. Telegrafi
Leave a comment