Luhatjet e humorit janë kryesisht hormonale, por mund të varen edhe nga dieta. Nëse hamë shumë ushqime pa vlerë ose ushqime të pasura me kalori, ndiejmë një ndryshim në humorin tonë. Nëse hamë shëndetshëm, bëjmë ushtrime dhe pushojmë mjaftueshëm, efekti që vjen si pasojë e humorit tonë është gjithashtu i dukshëm.
Pra, çfarë mund të hamë? Nisjani nga spinaqi. Perimet me gjethe jeshile përmbajnë hekur, magnez dhe elementë të tjerë që së bashku funksionojnë si doza antidepresante në trup. Konsumoni gjithashtu ushqime të fermentuara. Ekziston një lidhje intrinstike midis zorrës dhe mendjes sonë. Në fakt, edhe zorrët janë quajtur mendja e dytë. Shtoni kos në dietën tuaj për të përmirësuar humorin.
Proteinat janë një bllok ndërtimi i trupit dhe janë gjithashtu të dobishme për ata që kontrollojnë peshën e tyre. Por aminoacidet që gjenden në proteina mund të veprojnë si neurotransmetues, gjë që mund të ndihmojë në përmirësimin e humorit. Së fundmi, antioksidantët që gjenden në manaferra të tilla si mullinjtë, boronica dhe luleshtrydhet mund të jenë gjithashtu të dobishme për humorin. Shtojini ato në dietën tuaj për të trajtuar luhatjet e humorit dhe për t’u dhënë një shtysë hormoneve të lumturisë.
Ndërkaq, të gjithë kemi vuajtur nga e ashtuquajtura “sindroma e ndryshimit të sezonit” të paktën një herë në jetën tonë. I njohur edhe me emrin “çrregullim afektiv sezonal”, nuk është gjë tjetër veçse një gjendje psikofizike në të cilën disa ndjejnë siklet për shkak të ndryshimit të stinës. Në fakt, falë studimeve të fundit është zbuluar se nuk është e lehtë për trupin tonë të përshtatet me ditët që zgjasin e më pas shkurtohen dhe mbi të gjitha me ndryshimet klimatike. /TAR/
Leave a comment