Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar lidhur me suspendimin e licencave të Klan Kosova dhe Artmotion. Rukiqi ka thënë se Qeveria e Kosovës me “mentalitet “bolivarist”” është në garë për mbyllje dhe frikësim të bizneseve.
Ai thotë se mbyllja dhe frikësimi i bizneseve pa asnjë procedurë ligjorë është “akt kriminal”.
Reagimi i plotë:
I tere rajoni ne gare per investime te reja, per turiste te rinj, per ngjarje te karakterit global, etj. Ne anen tjeter, Qeveria e vendit tone, me mentalitet “Bolivarist”, eshte ne gare per mbyllje dhe frikesim te bizneseve dhe te investitoreve.
Mbyllja dhe frikesimi i bizneseve, pa asnje procedure ligjore, eshte veprim kriminal. Nese ky krim nuk ndalet, kjo qe sot po ndodh me Klanin dhe Artmotion, do te jete vetem fillimi i ngulfatjes te lirise mendimit, lirise se shprehjes, iniciatives se lire, ndermarresise dhe çdo vlere liberale ne shoqerine tone.
Leave a comment