activeBallinaKryesoreLajme

Mbi 30 të lënduar si pasojë e një shpërthimi në Paris

Tridhjetë e shtatë persona janë plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë, pas një shpërthimi të madh në qendër të Parisit.

Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë në të cilën ndodhet një shkolle projektimi dhe selia e sistemit arsimor katolik në Rue Saint-Jacques, në lagjen e pestë të kryeqytetit francez.

Punonjësit e urgjencës janë duke kërkuar nëpër rrënojat e ndërtesës dhe besohet se të paktën dy persona të zhdukur.

Sipas dëshmitarëve, para shpërthimit ka pasur një erë të fortë gazi, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, pasi mbërriti në vendngjarje, tha se kontrollet fillestare të pamjeve të kamerës tregojnë se shpërthimi ndodhi brenda ndërtesës, e cila ishte pranë kishës Val de Grâce, raportoi gazeta Le Parisien.

Megjithatë, autoritetet kanë thënë se shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar.

Ndërtesa fillimisht u përfshi nga zjarri, por më vonë zjarri u vu nën kontroll, tha shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...