Pas ndarjes nga Pete Davidson, Kim Kardashian zotohej se s’do të përfshihej më në një lidhje për shumë gjatë.
Mirëpo, e shkuar e harruar! Fjalët e saj i mori era dhe miliarderja është në njohje e sipër, ose më saktë sapo ka nisur një romancë me një mashkull të ri në jetën e saj.
Këtë lë të kuptohet ajo vetë në episodin e radhës të “The Kardashians”.
Teksa bisedonte me Scott Disick, ky i fundit e pyeti pse nuk e kishte parë të dilte me dikë tjetër.
“Shiko, nëse të kanë parë me dikë dhe nëse lidhja fillon të mos funksionojë, pothuajse duhet të përpiqesh ta bësh të funksionojë pak më gjatë, sepse je shumë në siklet për faktin që zgjati pak”- tha ajo.
Por, kjo s’do të thotë që Kim s’po del me askënd! Ajo është takuar fshehurazi me një burrë që Scott i vuri nofkën “Fred”.
Madje, kur dikush e pyeti në episod nëse po chat-onte me Fred-in, ajo tha “Po”.
Leave a comment