I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkan Gabriel Escobar pritet të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin javën që vjen.
Nga BE-ja kanë konfirmuar se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak dhe dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, do të qëndrojnë të hënën dhe të martën në Prishtinë dhe Serbi, ku do të angazhohen për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.
Përfaqësuesi i BE-së dhe ai i ShBA-ve, të hënën do të jenë në Kosovë, ndërsa të martën në Serbi.
Thirrje për shtensionim të situatës palëve u kanë bërë sot edhe SHBA-ja dhe BE-ja.
Dy ditët e fundit si kryeministri Kurti, ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë shprehur vullnetin për zgjedhjet e reja.
Madje Kryeministri Kurti në një bisedë telefonike me Ministrin e e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed, ka thënë se pozicioni i tij lidhur me zgjetdhjet në veri është ashtu që fillimisht ai ka theksuar se duhet të ndalet dhuna në veri dhe të zbatohet marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë.
Leave a comment