LajmeShowbiz

Modelja shqiptare: Nuk ka si jeta në Amerikë

Modelja shqiptare Xhesika Berberi, prej kohësh tashmë jeton në Amerikë ku ushtron profesionin e saj.

Xhesika ka rrëfyer se në SHBA shkoi nëpërmjet kontratës me një agjenci modelingu, ndërkohë që u shpreh se tashmë ndihet shumë mirë.

“Amerika më ka hapur shumë mendjen. Jam bërë më spirituale. Kam mësuar t’i besoj shumë intuitës some dhe vetes sime. 

Çdo njeriu ja sugjeroj New Yorkun, të jetojnë të paktën dy muaj. Aty jam ndjerë më mirë se kudo”- tha ajo.

Xhesika Berberi, përveçse modele, thotë se është edhe sipërmarrëse.

Edhe pse duket sikur bukuria i ka hapur dyer edhe në fushën e biznesit, Berberi e ka mohuar duke thënë se ka hasur shumë paragjykime.

“Bukuria nuk më ka ndihmuar në biznes. Kjo ndodh sepse më paragjykojnë shumë njerëzit. Mendojnë që je e bukur dhe nuk je e aftë për biznes. Të paragjykojnë shumë”- ka rrëfyer ajo.

Xhesika tregoi edhe për vështirësite e për anët e errëta të profesionit të saj:

“Është diçka e bukur, por s’është aq glamoroze sa mendojnë njerëzit. Është shumë e vështirë madje të jep një si lloj shtytje. Mua më ka dhënë një shtytje për të bërë biznesin. 

Sepse ke shumë sfida përpara dhe duhet të kesh një vlerësim shumë të madh për veten tënde, sepse rrezikon shëndetin mendor. Je gjithmonë në kompeticion me vajza të bukura dhe bëhet pak toksike.” 

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...