Personazhet e njohur të ekranit kanë gjetur një mënyrë se si të qëndrojnë pranë fansave të tyre. Ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe herë pas here bëjnë bashkëbisedime virtuale me ndjekësit.
Kështu ka bërë së fundmi edhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Mikela Pupa, e cila sigurisht nuk u ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Pse nuk poston më rreth ngjarjeve të Big-ut apo marrëdhënieve me ish-konkurrentët?”, e ka pyetur dikush.
“Sepse për mua Big-u ka mbaruar… Nuk mbaj hatërmbetje me asnjë dhe aq më tepër ti hedh në Instagram, jam një person që më pëlqen gjërat ti sqaroj në sy jo me kunja nëpër story”, iu përgjigj Mikela pyetjes së ndjekësit.
Kujtojmë se Pupa pasi doli nga “Big Brother VIP” ka reaguar në lidhje me reality show-n vetëm gjatë “Prime”-ve apo e ftuar në ndonjë emision.
Leave a comment