Trupat e KFOR-it kanë blinduar objektin e komunës së Leposaviqit, ndërsa njësitë speciale të Policisë së Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë brenda kësaj zone.
Njësitë speciale të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-in, vazhdojnë të qëndrojnë brenda kësaj zone.
Misioni i paqes i NATO-s në Kosovë, ka vendosur të shtojë praninë e forcave të tyre pranë hyrjes në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur ekipi i RTV Dukagjinit, i cili ndodhet në terren, ndërsa ky vendim vjen pas rritjes së tensioneve dhe incidenteve të fundit në këtë zonë.
Kujtojmë se situata vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendosjes së kryetrarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Leave a comment