Një burrë nga Kalifornia ktheu një libër në bibliotekë pas 96 vjetësh, të cilin e kishte ruajtur gjyshi i gruas së tij të ndjerë.
Jim Perry nga Napa tha se ai po kalonte nëpër kuti librash që i përkisnin gruas së tij, Sandra Learned Perry, kur hasi në një kopje të “A History of the United States” të Benson Lossing nga Biblioteka Publike e Shën Helenës.
Perry beson se libri u lexua nga John McCormick, gjyshi i Sandra Learned Perry, i cili ka qenë 55 vjeç kur e mori nga biblioteka në 1927.
“Mendova se do të ishte kënaqësi ta ktheja atë dhe stafi do ta merrte si një surprizë“, përfundoi ai.
Leave a comment