Lajme

Profesori amerikan: Këto 4 shtete të NATO-s mund t’u japin fund trazirave në veriun e Kosovës

Profesori amerikan Edward Joseph ka komentuar sërish zhvillimet në veri të Kosovës.Në një intervistë për redaksinë në gjuhën anglezë të “Al Jazeera” ai ka thënë se tensionet në Ballkan, përfshirë edhe trazirat në veri të Kosovës zgjidhen kur 4 shtetet e NATO-s e njohin Kosovën shtet.

“E gjithë rrëmuja e Ballkanit, duke përfshirë krizat e njëpasnjëshme në veri të Kosovës, përfundojnë me njohjen e Kosovës nga 4 shtetet mosnjohëse të NATO-s. Njohja nga Ukraina mund të jetë katalizator”, ka përmbledhur Joseph intervistën e tij përmes një postimi në Twitter.

Profesori edhe gjatë ditës së djeshme ka analizuar tensionet në këtë pjesë të Kosovës.

Ai e ka quajtur të nxituar deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit për të dënuar veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri.

Joseph thotë se dy gjëra mund të jenë të vërteta: Vuçiq mund të jetë i keq dhe Kurti i papërgjegjshëm, por që sipas tij “fajin e ka Beogradi: Regjimi kriminal në veri sabotoi zgjedhjet e 23 prillit, vazhdoi bojkotin e institucioneve të Kosovës dhe përmbysi në mënyrë flagrante Marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme të Ohrit”.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...