Georgina Rodriguez bëri një shfaqje të guximshme teksa po largohej nga Hotel Martinez në Francë gjatë Festivalit të 76-të vjetor të Filmit në Kanë, të enjten (25 maj).
E dashura e Cristiano Ronaldos, 29 vjeçe, dukej hyjnore me një fustan të shkurtër ngjyrë vjollce, me çarje deri në kofshë.
Influencerja u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo, ndërsa ajo nxirrte në pah format e saj të tonifikuara në fustanin elegant.
Bukuroshja argjentinase kombinoi dukjen me një palë taka me majë ngjyrë rozë të ndezur.
Ajo mbante gjërat e saj në një çantë dore gjithashtu rozë dhe përfundoi ‘look’-un me një palë vathë me diamant dhe aksesor të tjerë.
Leave a comment