Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë hyrë në ndërtesën e komunës së Zveçanit dhe me atë rast kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba.
Gjatë këtij aksioni janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, por nuk raportohet për të lënduar. Është bërë me dije se është djegur edhe një veturë e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar më herët se është “duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”.
Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe, që të gjithë shqiptarë janë betuar një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.
Leave a comment