Natasha Poonawalla vodhi pamjen në tapetin e kuq në Kanë, mirëpo më shumë se fustani apo sfilata, ajo mori vëmendje për të tjetër çështje, shoqëria me Leonardo DiCaprion.
Sipas lajmeve, biznesmenia indiane është parë duke dalë nga hoteli me DiCaprion.
Natyrisht, nuk kaloi shumë kohë dhe dolën thashetheme për një lidhje të mundshme. Në fund të fundit, të dy kanë një “precedent”, pasi në fund të shkurtit janë parë sërish bashkë duke shijuar një darkë.
Megjithatë, sipas Daily Mail, dyshja janë thjesht miq, sepse Natasha Poonawalla është e martuar me CEO-n e Institutit Serum, Adar Poonawalla.
“Nuk ka asgjë më shumë se miqësi mes saj dhe Leos”, shkruan Daily Mail.
Natasha Poonawalla është një sipërmarrëse indiane, presidentja e fondacionit të bamirësisë “Villoo Poonawalla”. Përveç kësaj, ajo është drejtore ekzekutive e Institutit Serum të Indisë, një nga kompanitë më të mëdha të vaksinave në botë.
Leave a comment