Një e vetëquajtur analiste nga Shqipëria, Alisa Braho, ka skandalizuar sonte opinionin kosovar me një deklaratë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Ajo ka thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk do të kthehen nga Haga dhe se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të kthehet më në pushtet.
Pasi e ka bërë këtë deklaratë Braho, e cila dikur ishte në lidhje me një eksponentë të Vetëvendosjes nga Shqipëria (emër i njohur për redaksinë), nuk ka guxuar të ballafaqohet me panelistët e tjerë në emisionin Pressing dhe e ka lëshuar studion.
“Nuk ju dalin nga burgu. PDK-ja nuk kthehet në pushtet. Natën e mirë, kaloni mirë”, ka thënë ajo dhe ka ikur nga studioja e T7
Leave a comment