Lajme

Kjo është akullorja më e shtrenjtë në botë

Akullorja është ëmbëlsira më e preferuar e njerëzve gjatë verës, por nëse porosisni një kupë nga një akullore që shitet në Japoni, me shumë gjasa do t’iu kushtojë më tepër se e gjithë shuma që keni shpenzuar gjatë jetës suaj për akullore.

Akullorja e quajtur “nata e bardhë” shitet për momentin plot 880 mijë jen, ose 6380 dollarë, duke u bërë zyrtarisht akullorja më e shtrenjtë në botë, sipas Librit të Rekordeve “Guinness”.

Kompania që ofron këtë akullore quhet “Cellato”, një fjalë që rrjedh nga italishtja “gelato” , që do të thotë akullore. Ajo që e bën kaq të shtrenjtë këtë akullore është tartufi i bardhë, që vjen ekskluzivisht nga krahina Alba e Italisë. Sipas Librit të Rekordeve “Guinnes”, ky përbërës kushton rreth 14500 dollarë për kilogram.

Akullores i vendoset sipër një fletë ari e ngrënshme, dy lloje djathërash dhe “sakekasu”, një përbërës si pastë, derivat i sakes, pijes tradicionale japoneze.

“Na u desh 1 vit e gjysmë për ta realizuar, me shumë prova dhe gabime, për të gjetur shijen e duhur”, tha një përfaqësues i kompanisë për Librin e Rekordeve “Guinnes”.

Akullorja shitet vetëm në Japoni për momentin dhe porositë pranohen nga çdo qytet i vendit, bashkë me instruksionet se si të konsumohet.

Klientëve u rekomandohet të lënë akulloren të shkrijë në temperaturë dhome, pastaj t’i hidhet tartufi dhe të përzihet me një lugë metalike që u jepet bashkë me akulloren. Gjithashtu rekomandohet që të shoqërohet me një gotë verdhë të bardhë, franceze.

Për momentin akullorja ofrohet edhe me tartuf të zi, por kompania thotë se në të ardhmen do të ofrojë edhe akullore me shampanjë dhe havjar.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...