Lajme

111 vjet nga Kuvendi i Junikut

Kuvendi i Junikut është mbajtur më 21-25 maj të vitit 1912 në Junik. Udhëheqësit e forcave kryengritëse kanë ndier nevojën e bashkërendimit dhe organizimit të kryengritjes në shkallë kombëtare, prandaj i kanë drejtuar një thirrje popullit shqiptar për t’u bashkuar nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar.

Ministri i brendshëm turk ka deklaruar në parlament se “kryengritësit shqiptarë po u krijonin udhëheqësve të tyre mundësinë për të mbajtur lirisht kuvendin në Junik”.

Kuvendi është mbledhur në Junik më 21-25 maj të vitit 1912 me nismën e Hasan Prishtinës dhe në Kuvend kanë marrë pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit. Falë përpjekjeve të Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa Boletinit janë paralizuar veprimet e elementëve turkomanë në radhët e lëvizjes.

Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit kishin vendosur të vazhdohej kryengritja e armatosur, kësodore është lidhur besa dhe ishte vendosur të ndërmerrej një kryengritje e përgjithshme.

Kuvendi ka miratuar programin politik, i cili ka përmbajtur kërkesa për autonominë e Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...