Sevilla ka eliminuar Juventusin nga Liga e Evropës. Sfida e parë kishte përfunduar 1-1, ndërsa sonte triumfoi 2-1 skuadra spanjolle.
Dusan Vlahoviq shfrytëzoi në maksimum një pasim të Rabiot në minutën e 64-të, për të zhbllokuar shifrat me një të majtë të lehtë, me sferën që kaloi pas shpinës së marokenit Bono. Vendasit nga Sevilla vendosën ekuilibrat me ish-sulmuesin e Milanit, Suso. Spanjolli provoi me një të majtë fantastike nga larg, duke bërë të pamundur atë top për t’u mbërritur nga Szczesny. Në shtesa, Lamela i dha kualifikimin në finale Sevillas.
Ndërsa edhe Roma është kualifikuar për në finalen e madhe. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho kishte fituar 1-0 ndaj Bayer Leverkusen në Itali, ndërsa sonte në Gjermani u mjaftuan me një barazim pa gola.
Finalja e Ligës së Evropës 2022/23 do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit më 31 maj 2023.
Leave a comment