Cristiano Ronaldos nuk i ndahet shpirti nga Portugalia. Në fakt, përveç dy vilave që zotëron tashmë në ishullin ku është rritur, Madeira, ai po ndërton edhe një shtëpi të re në Quinta da Marinha. Vila superluksoze është zbuluar nga Lili Canecas, prezantuesja portugeze, e cila ka arritur të sigurojë disa imazhe nga punimet.
“Shtëpia e Cristiano Ronaldos në Quinta da Marinha është pothuajse gati. Cascai ju pret” – mësohet të ketë thënë ajo. Quinta da Marinha është një lokalitet rezidencial brenda komunës së Cascais. Nuk mund të flitet akoma për kosto, pasi nuk kanë përfunduar punimet, por me siguri shifrat janë të jashtëzakonshme.
Sa i përket vilave të tjera, CR7 ka një të tillë edhe në Torino, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur ajo në Cheshire, që prej kohës që luante te Manchester United.
Leave a comment