Policia e Kosovës, ka njoftuar se tri gra janë arrestuar pasi të njëjtat kanë kryer veprën mundësim ose detyrim në prostitucion, shkruan Gazeta Metro.
Kështu është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të PK’së ku shtohet se, prostitucioni nga të dyshuarat është zhvilluar në një sallon masazhi në Gjilan.
Po ashtu njoftohet se njëra nga të dyshuarat është pronarja e sallonit.
‘‘MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTITUCION /BASHKËKRYERJA Gjilan 08.05.2023 – 19:30. Pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion. Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale. Po ashtu është arrestuar edhe pronarja sallonit e dyshuara kosovare pasi që në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat penale të lartcekura. Në konsultim me prokurorin tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar PK’ja. /gazetametro.net
Leave a comment