Lajme

Serbia ka 2.7 milionë armë në duart e civilëve

Në vitin 2019 u vlerësua se ka 39.1 armë zjarri për 100 njerëz që jetojnë në Serbi, e treta më e larta në botë – krahas Malit të Zi – dhe pas vetëm ShBA-së dhe Jemenit.

Me një popullsi prej 6.7 milionë banorësh, kjo barazohet me mbi 2.7 milionë armë në duart e civilëve në vendin ballkanik – rreth 1.5 milion prej të cilave janë të paregjistruara.

Sipas të dhënave nga një Small Arms Survey, kjo do të thotë se serbët zotërojnë proporcionalisht rreth tetë herë më shumë armë zjarri se njerëzit në Angli, Uells dhe Skoci dhe gati katër herë më shumë se Irlanda Veriore.

Por është e rëndësishme të theksohet se zotërimi i armëve në Mbretërinë e Bashkuar në tërësi është ndër më të ulëtat në Evropë.

Për shembull, Franca dhe Gjermania kanë të dyja rreth 19.6 armë zjarri për çdo 100 banorë, ndërsa vendet nordike më të armatosura si Finlanda dhe Norvegjia kanë përkatësisht 32.4 dhe 28.8.

Në rajonin më të gjerë të Ballkanit, shifrat për 100 njerëz janë:

Bosnja dhe Hercegovina – 31.2

Kroacia – 13.7

Kosova – 23.8

Mali i Zi – 39.1

Maqedonia e Veriut – 29.8

Sllovenia – 15.6

 

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...