activeBallinaKryesoreLajme

“Vetëmenaxhimi për serbët” | Kurti zbulon mashtrimin e tij, i duhen dy faqe për ta shpjeguar një fjalë të vetme “vetëmenaxhimin” dhe e lidhë direkt me Zajednicën

“Vetëmenaxhimi për serbët” i paraparë në Nenin 7 të Marrëveshjes së Ohrit dhe Zajednica në Nenin 10 të së njëjtës marrëveshje, nuk janë të ndara, ashtu siç është munduar prej disa muajsh t’i paraqesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Fillimisht, “Vetëmenaxhimi” ishte paraqitur papritur në Marrëveshjen e Ohrit më 18 mars, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Derisa të gjithë po prisnin se si palët do të merreshin vesh për Zajednicën, të gjithë u befasuan me marrëveshjen, përmes së cilës Kurti kishte rënë dakord që komunitetit serb në Kosovë t’i sigurohej “një nivel i duhur i vetëmenaxhimit”.

Debati u orientua pikërisht në Nenin 7 të Marrëveshjes së Ohrit dhe jo në Nenin 10 ku Kurti e kishte pozicionuar Zajednicën. “Vetëmenaxhimi” u barazua me autonomi për serbët, por që ishte mbështjellur me një emërtim më pak të rëndë.

Ndonëse “vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë” ishte një fjali e shkurtër, kryeministri Kurti dhe mbështetësit e tij janë munduar që ta zhvlerësojnë dakordimin për këtë dhe ta ndajnë nga Neni 10 ku ishte përshkruar Zajednica.

“Vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje, as vetëadministrim”, deklaronte Kurti në Kuvendin e Kosovës, më 23 mars 2023.

Por, vetëm disa muaj pas Ohrit, Kurti ka nxjerrë vetë mashtrimin e tij.

Pak orë pas takimit të 2 Majit në Bruksel, ku është diskutuar një draft-statut i Zajednicës i prezantuar nga Ekipi Menaxhues, Kurti ka shkruar se e ka kundërshtuar përmbajtjen e prezantimit.

Kurti, nuk ka prezantuar vizionin e tij për Zajednicën, por ai ka publikuar se si e sheh zbatimin e Nenit 7.

Çuditërisht, në diskutimet për Statutin e Zajednicës/Asociacionit, Kurti ka shfaqur “vizionin” e tij për “Vetëmenaxhimin për komunitetin serb në Kosovë”. Në këtë mënyrë, është vetë Kurti që ka zbuluar se Neni 7 për “Vetëmenaxhimin e serbëve” dhe Neni 10 “Zajednica”, janë e njëjta temë.

“Sot Ekipi Menaxhues prezantoi një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Unë fundametalisht nuk pajtohem me këtë draft. Ai paraqet dëshirën për një Republika Srpska në Kosovë. Ky është vizioni im për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazë, që paraqita sot”.

Përveç këtyre fakteve, ajo që bie në sy është se Kurtit, që zhvlerësonte “Vetëmenaxhimin për komunitetin serb”, i janë dashur dy faqe për të shpjeguar një fjalë të vetme/Demokracia.com/

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...