Lajme

Nëse hiqet Hasan Prishtina nga UP-ja – a mund t’i vijë radha Isa Boletinit, Haxhi Zekës, Ukshin Hotit etj?

Shqyrtimi që Universitetit të Prishtinës t’i hiqet emri “Hasan Prishtina” nga autoritetet e tij po shkakton protestë e pakënaqësi. A duhet të frikësohen nga ky veprim edhe universitetet tjera në Kosovë, si “Haxhi Zeka” në Pejë, “Isa Boletini” në Mitrovicë, “Kadri Zeka” në Gjilan, “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe “Ukshin Hoti” në Prizren?

Sipas autoriteteve të UP-së, emri “Hasan Prishtina” kishte shkaktuar telashe në planin ndërkombëtar.

“Është edhe një universitet në Mitrovicë në gjuhën serbe që po ashtu e pretendon emrin “Universiteti i Prishtinës” dhe kjo gjithashtu ka krijuar konfuzitet,” – kishte deklaruar rektori Qerim Qerimi. 0 Ai kishte thënë se ishte duke u shqyrtuar rikthimi i emrit origjinal, pra heqja e “Hasan Prishtinës” nga emri i UP-së.

“Po e shqyrtojmë rikthimin e emrit origjinal që ka pasur, e pakta përpara ndryshimit të statutit të fundit Universiteti, pra Universiteti i Prishtinës.” – u shpreh tutje rektori Qerim Qerimi.

Çka ndodh me emrat e heronjve tjerë?

Sipas pasardhësit të Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtinës, kjo mund të kishte motive politike:

“Ai (Universiteti në Mitrovicë të Veriut që quhet Universiteti i Prishtinës) është problem politik që duhet me e zgjidhë Qeveria. Ajo është arsye e pabazë,”

Prishtina me pjesëmarrës tjerë – përfshirë edhe disa profesorë universitarë – sot protestuan kundër mundësisë që emri i UP-së të ndërrohej,thekson Nacionale

Ishte viti 2013 kur ishte vendosur që përveç Prishtinës, Pejës e Prizrenit të themeloheshin edhe tri universitete publike në Mitrovicë, Gjilan e Gjakovë.

Një vit më parë, ndërkohë ishte vendosur që UP-ja të quhej Hasan Prishtina. Pikërisht në atë kohë ishte vendosur që të nderoheshin heronjtë kombëtarë në të gjitha qytetet tjera universitare në Kosovë.

Pasi në Prishtinë u vendos emri Hasan Prishtina, në Pejë u vendos emri i heroit Haxhi Zeka, në Prizren emri i Ukshin Hotit, në Mitrovicë i Isa Boletinit, në Gjilan i Kadri Zeka dhe në Gjakovë i Fehmi Aganit.

Megjithatë, nëse marrim parasysh arsyetimin se për shkak të historisë së mëparshme paraqiten telashe në planin ndërkombëtar atëherë këto universitete mund të mos ndërrojnë emrat meqë janë themeluar pikërisht më 2013 dhe nuk kanë histori të mëparshme me emra tjerë. Përveç kësaj, asnjëri prej universiteteve nuk ka emrin e njëjtë si ai në Mitrovicë në gjuhën serbe.

Sidoqoftë, lehtësia me të cilën UP-ja po shqyrton një mundësi të tillë duket se nuk lë vend për qetësi.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...