Lajme

Lajçak thotë se me Kurtin në Greqi u përgatitën në detaje për takimin “me rëndësi të veçantë” më 2 maj

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të takimeve që ai ka zhvilluar gjatë javës që lamë pas. Ai ka përmendur edhe takimin me kryeministrin Kurti, me të cilin tha se janë përgatitur në detaje për takimin e 2 majit.

“…u takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë veçanërisht i rëndësisshëm…”, ka shkruar ai ndër të tjerash në Facebook.

“Java e kaluar nisi dhe përfundoi në vendet për të cilat Ballkani Perëndimor është në krye të agjendës. Në Vienë folëm për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimin në rajon, gjatë një paneli diskutimi në Universitetin Webster. Në Bruksel, kam pasur një nga shkëmbimet e rregullta me socialdemokratët në Parlamentin Evropian, të cilët e ndjekin rajonin nga afër dhe rregullisht udhëtojnë dhe ndërveprojnë me Ballkanin. Dhe javën e përfundova në Greqinë me diell, ku mora pjesë në Forumin e përvitshëm të Ekonomisë në qytetin e vjetër të Delphi. Greqia si fqinj direkt i Ballkanit e di dhe e kupton mirë rajonin dhe për këtë arsye forumi i kushtoi vëmendje të veçantë të ardhmes evropiane të rajonit. Ky ishte edhe fokusi i panelit këtë vit. Dhe konferenca nuk do të ishte e njëjtë pa takimin e kolegëve dhe partnerëve nga rajoni dhe më tej. Unë ia thashë të rejat e fundit ministrit të Jashtëm Nikos Dendias për dialogun, u takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë veçanërisht i rëndësisshëm dhe krahasova shënimet me të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Lord Peach mbi situatën në rajon. Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, unë jam përsëri në rrugë. Këtë herë po shkoj në Bosnje dhe Hercegovinë për t’u takuar me një numër bashkëbiseduesish dhe për të marrë një përshtypje të dorës së parë për pikëpamjet, shqetësimet dhe ëndrrat e njerëzve në një vend që është shumë afër zemrës sime”, ka shkruar Lajçak.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...