Të premten në Fakultetin Filozofik, me ftesë të Departamentit të Historisë, aktivisti Bardhyl Mahmuti, kryetar i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, para studentëve të këtij departamenti ka zhvilluar një ligjëratë mbi krimet e Serbisë në Kosovë dhe të zhdukurit me forcë nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit.
Pyetjeve të shumta të studentëve mbi aktivitetet e qendrës si dhe përgatitjet për padinë ndaj shtetit serb për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës, iu përgjigjen edhe profesori Bujar Dugolli dhe aktivisti Ramadan Avdiu si përfaqësues të kësaj qendre në Kosovë.
Leave a comment