activeBallinaKryesoreLajme

Nuk i kapen serbët që deshën të më vrasin e ta fajësojnë Hashim Thaçin, Dick Marty akuzon rëndë Zvicrën

Autori i raportit me akuza të tmerrshme për trafikim organesh kundër UÇK-së, por që nuk dolën të vërteta, Dick Marty, ka akuzuar rëndë autoritet e shtetit zviceran se nuk e thanë ende të vërtetën dhe nuk deshën të prishin raportet me Serbinë, lidhur me përgatitjet për vrasjen e tij nga shërbimet sekrete serb dhe nëntoka e tyre e krimit

Plani për për të vrarë Martyn në vjeshtën e vitit 2020, pak kohë pas shkuarjes së Ish presidentit Hashim Thaçi në Hagë, kishte nisur me qellimin e Serbisë që për këtë akt kriminal të fajësohej kreu politik i UÇK-së, Thaçi, ka deklaruar Dick Marty për radion publike zvicerane SRF, të premten, më 28 prill 2023.

 “Për shkak të kërcënimeve me vdekje, Dick Marty ishte nën mbrojtje personale për muaj të tërë. Shtëpia e tij u bë kështjellë e sigurt. Marty thotë se familja e tij pagoi çmimin për punën e tij. Sipas Prokurorisë Federale, çështja ende nuk është mbyllur. Kjo e frustron Martin, ai ndihet i vetmuar nga Zvicra zyrtare”, ka raportuar radio publike zvicerane, SRF.

Kjo intervistë e tashmë 78-vjeçarit zviceran me gazetaren Karoline Thürkaufështë është botuar edhe nga media tjera lokale të shtetit helvetik.

Marty ka akuzuar rëndë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës (DFAE) si dhe Zyrën e kryeprokurorit të Përgjithshëm të shtetit zviceran BA (Bundesanwaltschaft) se brenda këtyre dy institucioneve ka persona që nuk po e thonë të vërtetën, ka raportuar media tjetër zvicerane “Corriere del Ticino”.

“Ish-senatori i Ticino-s, Dick Marty dhe raportuesi special i Këshillit të Evropës, ka qortuar ashpër Departamentin Federal të Punëve të Jashtme (FDFA) dhe zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm (OPC) në lidhje me kërcënimet ndaj personit të tij. Në mikrofonat e Radio SRF, ai theksoi sot se brenda këtyre autoriteteve ka shumë njerëz që nuk thonë të vërtetën”, ka thënë Marty, raportoi Corriere del Ticino, të premten, më 28 prill 2023.

Duke folur në emisionin “Tagespräch”, Marty shprehu moskuptimin e tij se pse u desh kaq shumë kohë për të marrë mbrojtje dhe pse autoritetet nuk i ndoqën menjëherë kriminelët. “Çështja mund të ishte zgjidhur shpejt,” ka theksuar ish prokurori zviceran.

“Sipas Dick Marty-t, kërcënimet vinin nga elementë të lidhur me shërbimet sekrete serbe, të cilët kërkonin nga bota e krimit, vrasës profesionistë, ta likuidonin atë për të hedhur fajin për vrasjen e tij mbi presidentin e atëhershëm kosovar Hashim Thaçi”, ka shkruar Corriere del Ticino.

Sikur Zvicra zyrtare të kishte ndërhyrë menjëherë te Qeveria e Serbisë në atë kohë dhe t’i kishte thënë se e dinte për planet, komploti do të kishte dështuar, ka thënë Marty.

“Por me sa duket ata nuk donin të prishnin marrëdhëniet diplomatike. Nuk e di pse”, ka theksuar ai.

Marty ka deklaruar se ai e dinë se shumë njerëz në Zvicrën zyrtare, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës, nuk e thanë të vërtetën në atë kohë kur u zbulua krimi.

Marty shprehu zhgënjimin e tij që autoritetet zvicerane nuk ia treguan të vërtetën. Ai rrëfen se kurrë nuk ka qenë shumë i popullarizuar në Bernën zyrtare (Qeverinë e Zvicrës) ndër të tjera sepse në të kaluarën Marty kishte shkruar një raport për burgjet e CIA-s në Evropë, një dokument. që mund të ketë ndikuar në marrëdhëniet midis Zvicrës dhe SHBA-së.

Përderisa Marty pret dhe kërkon me ngulm nga Zvicra të zbardh këtë krim, për shkak të raportit të tij, Kosova është detyruar të themeloi Gjykatën Speciale.

Atje ndodhet i akuzuar ish-presidenti Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Nuk ka informata nëse Qeveria dhe Presidentja e Kosovës kanë bërë diçka konkrete rreth ndriçimit të rastit për vrasjen e Martyt. As nga Gjykata e Hagës nuk ka pasur informacione. Kjo gjykatë vazhdon t’i raportoj OKB-së dhe kujtdo tjetër përveç Republikës së Kosovës që thuhet se është nëna e saj.

Nga ana tjetër, orocesi ndaj ish presidentit Thaçi si dhe ndaj Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është duke u zhvilluar. Seanca e radhes mbahet më 10 maj në Hagë.

Burimet:

https://www.srf.ch/audio/tagesgespraech/dick-marty-man-hoert-auf-zu-leben-wenn-man-gleichgueltig-wird?id=12377877
https://www.cdt.ch/news/svizzera/dick-marty-lancia-gravi-accuse-contro-dfae-e-mpc-315369

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...