Shitjet e makinave elektrike po rriten shpejt dhe automjetet me bateri tani përbëjnë më shumë se 13.4 për qind të shitjeve të makinave të reja në të gjithë Evropën, sipas shifrave nga tremujori i parë i këtij viti.
Tesla Model Y jo vetëm që ishte makina elektrike më e shitur në mars, por ishte edhe makina më e shitur në Evropë gjatë së njëjtës periudhë.
Tesla nuk është vetmja forcë dominuese në treg. Në listën e mëposhtme janë të renditura pesë makinat tërësisht elektrike më të shitura në Evropë deri më tani këtë vit.
5 – Dacia Spring.
Përafërsisht me të njëjtën madhësi të Volkswagen Up, Spring ishte makina e parë 100 për qind elektrike nga Dacia, marka e Renault, dhe është një nga EV-të më të lira në Evropë.
E lansuar me timon në anën e majtë në mars të vitit 2020, makina për vozitje në përditshmëri me pesë dyer mund të funksionojë me një karikim të vetëm për më shumë se 200 kilometra dhe ka vend për katër persona katër të rritur.
Çmimi i saj në Gjermani është 22,750 euro, në Francë 20,800 euro dhe në Spanjë 20,555 euro.
4 – Volkswagen ID.4
Kur Volkswagen prezantoi për herë të parë modelin ID.4 disa e kishin të vështirë ta kuptonin idenë duke pasur parasysh se sa e mire ishte një makinë e gjithanshme sikurse modeli ID.3.
Por me kalimin e kohës, shitjet e mëdha të të dyja makinave nxorën gabim përshtypjet për shumë dhe ky crossover i zgjuar dhe i rehatshëm është bërë një makinë e njohur familjare.
Ndonëse ka bazën e rrotave të përbashkët me modelin ID.3, brenda është çuditërisht e gjerë dhe ka shumë hapësirë para dhe mbrapa, plus një bagazh me përmasa të mira që mund të zë vend 543 litra.
Makina gjithashtu ndanë ekranin e simboleve (përpara timonit) të ID.3. Blerësit mund të zgjedhin midis lëvizshmërisë së pasme ose me të gjitha rrotat, së bashku me variantet e baterive 52 ose 77 kWh. Ekziston edhe një ekuivalent Gti i quajtur ID.4 GTX. Gama varion nga 353 në 525 kilometra në varësi të modelit që zgjidhni.
Vetura ka një gamë të mirë me një çmim të përballueshëm.
Çmimi i saj në Gjermani është 40,335 euro derisa në Francë 44 mijë euro.
3 – Volkswagen ID.3
ID.3 ishte e para në një familje të makinave elektrike të gjeneratës së ardhshme të Volkswagen me distinktivin ID dhe ishte ndoshta makina më e rëndësishme që kompania kishte lansuar që nga Golf në 1974.
Pasi të jeni në timon, gjithçka është shumë e pastër dhe e teknologjisë së lartë, por mungesa e butonave fizikë në pult nuk do t’i tërheqë të gjithë blerësit. Para dhe mbrapa, ka shumë hapësirë dhe një bollëk të hapësirës së magazinimit.
Hapësira e bagazhit prej 385 litrash vetëm sa i shton prakticitetin. Në rrugë, është i rafinuar dhe i balancuar dhe bateria 58 kWh e ID.3 është e mirë për një distancë prej rreth 418 kilometrave. ID.3 është një hatchback i mirë familjar që është i gjerë, i pajisur mirë dhe i lehtë për t’u drejtuar.
Çmimi i veturës është 39,995 euro në Gjermani dhe 42,990 euro në Francë.
2 – Model 3, i Tesla-s
Model 3 i Tesla-s gjithashtu është në listën e pesë veturave më të shitura në Evropë duke u renditur në vendin e dytë.
Brenda brendësisë spartane dhe futuriste në automjet është një ekran i vetëm i tipit “tabletë” në qendër të pultit që strehon të gjithë informacionin thelbësor dhe e bën të tepërt nevojën për kontrolle fizike.
Ka gjithashtu një mori teknologjish në bord, duke përfshirë sistemin Autopilot të Tesla-s, i krijuar për t’ju ndihmuar me aspektet më të rënda të vozitjes.
Në rrugë është e gjallë, e heshtur dhe çuditërisht e shpejtë. Me siguri, vetura vjen me një vlerësim sigurie me 5 yje Euro NCAP në çdo kategori, duke përfshirë mbrojtjen e këmbësorëve.
Model 3 ka një gamë deri në 580 kilometra në varësi të zgjedhjes së baterisë tuaj.
Çmimi i këtij modeli është 41,990 euro në Francë, 43,990 në Gjermani dhe 45,970 euro në BE.
1 – Model Y i Tesla-s
Brenda modelit të Tesla-s, Model Y, do të gjeni një interior të bollshëm por minimaliste që nuk do të jetë për shijen e të gjithëve, por në përgjithësi është një makinë shumë praktike që do të mbajë me lehtësi katër të rritur, ndërsa ka 854 litra hapësirë për bagazhin.
Ekrani me prekje 15 inç integron pa probleme median, kamerat, navigimin, komunikimet dhe kontrollet e kabinës, të gjitha në një ndërfaqe së bashku me Autopilotin e Tesla-s.
Gama varet nga modeli që zgjidhni, por diapazoni minimal i ofruar është 455 kilometra me një karikim të vetëm; maksimumi do të thotë që ju do të udhëtoni deri në 533 kilometra përpara se t’ju duhet ta mbushni përsëri.
Në rrugë, të bën përshtypje, është i shpejtë dhe është i mirë për t’u drejtuar me manovrim të mprehtë. I disponueshëm në tre versione, me lëvizje me rrota të pasme, distanca të gjata me të gjitha rrotat dhe performancë AWD (lëvizje me të gjitha rrotat), Modeli Y ofron një makinë praktike familjare me një gamë shumë mbresëlënëse që është argëtuese për t’u vozitur.
Çmimi i automjetit është 44,990 euro në Francë, 44,890 euro në Gjermani dhe 47,970 euro në BE.
Leave a comment