James Rubin, i njohur si “dora e djathtë” e Madeleine Albright, ish-sekretares amerikan të Shtetit, ka thënë se UÇK-ja ishte partner i SHBA-së.
Rubin këtë e ka deklaruar në një intervistë për Albanian Post, teksa thotë se Thaçi u konsiderua nga SHBA-të përfaqësues i UÇK-së.
“Nuk dua të hyj në çështje gjyqësore”, tha Rubin, “por sa i përket çështjes së UÇK-së në vitet 1998/1999, ne e konsideronim UÇK-në si partnere në bisedimet e paqes dhe Hashim Thaçi përfaqësonte UÇK-në”.
Tutje, ai e vlerësoi edhe angazhimin e ish-presidentit Thaçi për nënshkrimin e Marrëveshjen e Rambujesë.
“Më vonë, Thaçi vazhdoi dhe u qëndroi zotimeve të tij ndaj nesh duke rënë dakord për demobilizimin e UÇK-së – edhe pasi ata e kishin fituar luftën. Ata mbajtën të gjitha premtimet për të cilat kishin rënë dakord me Shteteve të Bashkuara. Unë e konsideroj marrëdhënien tonë me ta si vendimtare për të sjellë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Pa vendimet e tyre dhe partneritetin e tyre, kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë”, deklaroi ndër të tjera Rubin në intervistë.
Leave a comment