LajmeShendetesi

Ushqimet më të mira për rritje të flokëve

 

Ashtu si lëkura juaj, gjendja e flokëve tuaja reflekton shëndetin tuaj të brendshëm. Kështu, flokëve tuaja i nevojiten një furnizim me ushqyes të shëndetshëm për të i mbajtur ato në gjendje të mirë.

A e dini se flokët tuaja rriten rreth gjashtë inç për çdo vit? Shkalla e rritjes së flokëve tuaja ndikohet nga faktorë si mosha, shëndeti, gjenetika dhe dieta juaj, raporton Femina.

Këtu gjeni disa nga ushqimet që duhet t’i shtoni në dietën tuaj, nëse dëshironi flokë më të fortë dhe më gjatë.

Jogurt Grekë: Kjo proteinë e pasur me super ushqime thuhet se të ketë qenë element kryesor i dietës në Greqinë Antike. Jogurti Grek përmban Vitaminë B5, që ndihmon në qarkullimin e gjakut në kokën tuaj dhe nxit rritjen e flokëve.

Sipnaq: Mungesa e hekurit në gjak, është e lidhur me humbjen e flokut. Kjo lidhet edhe me anemi. Prandaj, duhet të hani ushqime që përmbajnë sa më shumë hekur dhe një prej tyre është spinaqi i cili është i përbërë nga Vitaminë A dhe C të cilat ndihmojnë në rritjen e flokut.

Boronicat: Për të pasur flokë të gjatë duhet të keni një diet të përmbushur me vitamina e sidomos me atë C, sepse ndihmon në prodhimin e kolagjenit i cili e forcon rrënjën e flokut.

Vezë: Floku bëhet nga proteinat. Andaj një diet e pasur me këtë të fundit është tejet e domosdoshme për flokun tuaj. Mungesa e proteinave, bënë që floku juaj të bëhen të thatë dhe të dobëta. Vezët janë burim i proteinave.

Karrota: Përmban Vitaminë A. Ky ushqim ndihmon në parandalimin që floku juaj të mos bëhet i thatë.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...