activeBallinaKryesoreLajme

Masakra e Mejës në dokumentet e TPNJ-së | Detaje të rënda të vrasjeve, plaçkitjeve e përdhunimeve

Sot shënohet përvjetori i 24-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

Dëshmitë në gjykimet e Tribunalit të Hagës treguan se si dhjetëra oficerë të policisë dhe ushtrisë serbe ishin përfshirë në vrasjen e rreth 400 njerëzve në fshatrat Mejë e Korenicë në vitin 1999.

Pjesa që përshkruan krimet në Mejë në Aktvendimin e Tribunalit të Hagës tregon për keqtrajtimet, plaçkitjet, rrahjet, vrasjet dhe përdhunimet e kryera.

Sulmi i forcave serbe ndaj Mejës dhe Korenicës erdhi një muaj pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi ish Jugosllavi, që synonte t’i jep fund fushatës ushtarake të presidentit Sllobodan Millosheviq në Kosovë.

Më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999. Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.

Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15-60 vjeçare filloi në orët e hershme të mëngjesit, në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi, shkruan Demokracia.com.

Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjët e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë në atë që njihet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Millosheviqit më 27 prill 1992.

Tridhjetë e gjashtë e viktimave ishin nën 18 vjeç. Mijëra njerëz u dëbuan për në Shqipëri dhe 13 persona ende llogariten të zhdukur.

Eshtrat e viktimave u gjetën më vonë në varreza masive në një qendër policore trajnimi në Batajnicë, në periferi të Beogradit.

Në qershor 2002, UNMIK-u formoi Zyrën për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore (ZPZHK) me detyrë zbulimin e vendndodhjes së personave të zhdukur në Kosovë, identifikimin e kufomave të tyre, dhe kthimin e kufomave familjeve të të zhdukurve. ZPZHK-ja në bashkëpunim me KNKK-në, krijuan një “listë përmbledhëse të personave të zhdukur” të cilën e aktualizonin rregullisht duke shfrytëzuar të dhënat e marra nga KNKK-ja, UNMIK-u, OSBE-ja, dhe shoqata të ndryshme të familjeve për të cilën synohej të ishte listë gjithëpërfshirëse e të dhënave të personave të pagjetur pas konfliktit në Kosovë.

Lista e aktualizuar deri në tetor 2006, u pranua si provë në çështjen aktuale pa kundërshtime nga Mbrojtja përmes shefit të ZPZHK-së, Jose-Pablo Baraybar.

Aty evidentohet zhdukja e më shumë se 300 vetëve në zonën e Mejës, më 27 prill 1999. Dhoma është bindur se lista përbënte një bazë të përshtatshme dhe të besueshme mbi të cilën u kryen hetimet e mëtejshme kur u zhvarrosën kufomat nga varret e përbashkëta në Batajnicë afër Beogradit dhe u këqyrën nga viti 2001 e më tej. Raportet e këtyre ekzaminimeve konfirmojnë se 287 vetë të cilët ishin zhdukur në zonën e Mejës dhe të cilët janë në Listën H të Aktakuzës u identifikuar përmes provës së ADN-së dhe krahasimit të saj me anëtarët e gjallë të familjes, shkruan më tutje Demokracia.com.

Ndër 287 vetët e përmendur, janë edhe 13 individët e identifikuar me emër nga dëshmitarët okularë si të vrarë në Korenicë, siç është përshkruar më lart.

Rrjedhimisht, Dhoma është bindur se në sulmet në Mejë dhe Korenicë dhe përreth tyre më 27 prill 1999, të cilat u përshkruan nga dëshmitarët e mësipërm, u vranë së paku 287 shqiptarë kosovarë.

Prokuroria pretendon se përpjekjet e mëvonshme të forcave të “RFJ”-së/Serbisë për të larguar dhe fshehur kufomat provon se këto vrasje u kryen në kuadër të operacionit të përbashkët të UJ-së dhe MPB-së.

Disa nga dëshmitarët kryesorë që zbuluan detaje të operacionit në Hagës ishin të pjesëtarë të policisë e ushtrisë. Njëri prej tyre, Nikë Peraj, mbërriti në Mejë pasditen e 27 prillit, 1999. Në atë kohë, ai ishte një ushtar në Brigadën 52-të Raketore të Ushtrisë Jugosllave, e komanduar nga Millosh Djosan.

Nikë Peraj dëshmoi se më 29 prill se pa dy kamionë të ngarkuar me rreth 40 kufoma duke shkuar nga Meja në drejtim të qytetit të Gjakovës. Kufomat ishin të mbuluara me mushama, por ai i pa kur era ngriti mbulesën. Këta kamionë ishin të shoqëruar nga policia.

Sipas Perajt, “shefi i komisionit të spastrimit të zonës dhe mbledhjes së kufomave” ishte një inspektor i lartë sanitar i cili bashkëpunonte në komision me një major të UJ-së i quajtur Lubisha Zhivkoviq. Ai tha se UJ-ja dhe MPB-ja kërkuan buldozerë pas masakrave të Mejës, kinse për rregullimin e rrugëve, por ai dyshoi se duheshin për heqjen e kufomave, shkruan Demokracia.com.

Në deklaratën e tij për prokurorët në Hagë, Peraj identifikoi Dimitrije Rasoviçin, në atë kohë një inspektor me policinë e Gjakovës, si një nga policët që ai takoi në një pikë kontrolli në Mejë. Peraj tha gjithashtu se ai pa Milan Scepanoviçin, një tjetër inspektor policor të Gjakovës, në pikën e kontrollit, ku ai kishte “rreshtuar 12 burra pas një muri”.

Peraj më tej identifikoi Zdravko Vintar , shefin e Seksionit të Informacionit Publik të Brigadës së 52-të, si njeriun që në mbrëmjen e 27 prillit shkroi një raport për Ushtrinë Jugosllave ku thuhej se “74 terroristë janë vrarë në Korenicë dhe 68 në Mejë”.

Peraj u akuzoi të tre si përgjegjësit kryesorë për vrasjet.

Pesë zyrtarë të lartë serbë u dënuan nga Tribunali i Hagës në 2014 për krime në Kosovë përfshirë vrasjet e Mejë –Nebojsa Pavkoviç, komandanti i Ushtrisë së Tretë, Vladimir Lazareviç, komandanti i Korpusit të Prishtinës, Dragoljub Ojdaniç, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, dhe Sreten Lukiç, shefi i shtabit të Ministrisë së Brendshme serbe i ngarkuar për Kosovë dhe zëvendësministri i Brendshëm, Vlastimir Gjorgjeviç/Demokracia.com/

Më poshtë sjellim pjesët për krimet në Mejë nga Aktgjykimi i datës 26 shkurt 2009:

(Vërejtje: Dëshmitë e mëposhtme përmbajnë detaje të rënda të dhunës fizike dhe të dhunës seksuale të përjetuar nga viktimat. Nuk këshillohet të lexohet nga personat e ndjeshëm dhe nga të miturit).

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...