Vincent Dransfield nga Nju-Xhersi është 109 vjeç dhe nuk ka aspak nevojë që dikush të përkujdeset për të, madje ai vijon të lëvizë me makinën e tij.
Ai ka zbuluar së fundmi “sekretet” e jetëgjatësisë dhe të formës së tij të shkëlqyer fizike. Ai është shprehur se gjithmonë ka qenë optimist, ndërsa ditën e nis me një gotë qumësht e më pas mundohet të jetë sa më shumë aktiv duke lëvizur në ambientet e shtëpisë së tij, por edhe duke ecur në natyrë.
Vincent Dransfield ka treguar se për fatin e tij të mirë, kurrë nuk ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, si kanceri apo sëmundje të zemrës.
Vince, i cili lindi më 28 mars 1914, tha se çelësi për të pasur një jetë të gjatë dhe të mbushur me pozitivitet është të bësh atë që do. Ai ka një fëmijë, tre nipër e mbesa dhe shtatë stërnipër. Ai kaloi më shumë se 80 vjet në departamentin e zjarrfikësve.
Leave a comment