Analiza e njërës prej sprovave më të mëdha të javës së punës, asaj katërditore, jo vetëm nuk tregoi rënie të produktivitetit, por përkundrazi dëshmoi një përkushtim edhe më të madh të stafit dhe ulje të nivelit të stresit.
“Perpetual Guardian”, një kompani shërbimesh financiare në Zelandën e Re, e çoi punën nga 5 në 4 ditë në javë, gjatë muajit nëntor, duke ruajtur të njëjtën pagesë.
Rezultati ishte se, gjatë 4 ditëve të angazhimit, produktiviteti i punonjësve u shtua dhe nuk pati as rrudhjen më të vogël të nivelit total të punës së bërë.
Eksperimenti u monitorua nga akademikë të universitetit të aucklandit, të cilët vunë re se në radhët e stafit, niveli i vlerësimeve të dhëna për lidership, stimulim, fuqizim e angazhim pësuan rritje që të gjitha, krahasuar me vitin 2017. niveli i stresit, ndërkohë, pësoi rënie nga 45% në 38%, shkruan familjajone.
“Ne u trajtuam si të rritur dhe rezultati ishte që u sollëm si të rritur e si njerëz të përgjegjshëm”, tha menaxherja Tammy Barker.
Eksperimenti është ndjekur me kujdes nga punëdhënës e politikë-bërës në mbarë botën, e ka shtuar shpresat për një ekuilibër më të mirë në të ardhmen mes jetesës dhe punës.
Leave a comment