Është duke vazhduar dëshminë e tij dëshmitari i dytë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në rastin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka konfirmuar se ka qenë pjesë e LDK-së dhe UÇK-së.
Megjithatë, kur ka folur për daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëshmitari ia ka huq në dy deklarata.
Në një moment ai i pyetur nga prokurori, e citon një deklaratë të Mujë Krasniqit në daljen e parë publike të UÇK-së.
Prokurori: A e mbanë në mend se çka ka thënë Mujë Krasniqi?
Dëshmitari: Ka lexuar diçka, ka bërë thirrje që të veprohet me UÇK-në e të ecim përpara.
Megjithatë, pamjet e video-incizimeve nga ajo kohë dhe rrëfimet pas luftës kanë treguar se ai që ka folur ka qenë vetëm Rexhep Selimi, e jo edhe Mujë Krasniqi.
Një detaj tjetër interesant të cilin e huqi dëshmitari, ka të bëjë me çështjen e maskave. Dëshmitari tha se vetëm Mujë Krasniqi është shfaqur pa maskë, kurse Daut Haradinaj e Rexhep Selimi me maska.
Prokurori: A e dinit apo e mësuat se kush ishin ata që folën në ceremoni?
Dëshmitari: Pastaj e kemi mësuar kush janë ata. Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj.
Prokurori: A e mbanë në mend se çka ka thënë Mujë Krasniqi?
Dëshmitari: Ka lexuar diçka, ka bërë thirrje që të veprohet me UÇK-në e të ecim përpara. Muja ka qenë pa maskë, tjerët me maska. Më vonë e kemi kuptuar që ai pa maskë ka qenë Mujë Krasniqi.
Megjithatë, pa maskë në daljen publike të UÇK-së ka qenë edhe Daut Haradinaj. Ai këtë histori e kishte treguar disa herë me radhë.
Leave a comment