LajmeShowbiz

Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi

Kreatori i veshjeve, Valdrin Sahiti është ndaluar nga Policia e Turqisë të mërkurën dhe ndodhet nën masën e paraburgimit, tregon një njoftim i autoriteteve turke dërguar Policisë së Kosovës të cilin e ka parë Paparaci.

Autoritetet turke kanë kontaktuar me ato kosovare të enjten për t’i njoftuar se dizajneri nga Kosova, i cili posedon pasaportë diplomatike, është arrestuar në Aeroportin e Stambollit të mërkurën.

Dokumenti të cilin e ka parë Paparaci, përbën një njoftim të shkurtër i Policisë së Turqisë, dërguar organeve të rendit dhe ligjit në Kosovë lidhur me arrestimin e stilistit nga Prishtina.

Aktualisht, stilisti shqiptar ndodhet nën masën e paraburgimit në Stamboll, tregon dokumenti, raporton Paparaci.

Në njoftimin e autoriteteve turke nuk janë dhënë detaje të tjera rreth rastit të ndalimit të Sahitit, për shkak të procedurës hetimore.

Të enjten, portali Kosovanews.net ka raportuar se Sahiti është arrestuar nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Megjithatë, lajmin e ka mohuar Besnik Berisha, avokati i stilistit kosovar.

Berisha ka thënë se klienti i tij të mërkurën ishte nisur në një udhëtim nga Prishtina drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, me Aeroportin e Stambollit si vend tranzit.

Avokati ka thënë se Sahiti e ka vazhduar rrugën nga Stambolli në Dubai. Ka pohuar se “ka pasur një keqkuptim” me çantën që e kishte harruar në aeroplan.

“Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar”, tha Berisha në një deklaratë për portalin Klan Kosova të enjten.

Berisha theksoi se klienti i tij ndodhet në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore.

“Ai aktualisht është në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore. Falënderojmë të gjithë për shqetësimin e shprehur, por e vërteta është më ndryshe nga ajo çfarë është raportuar”, tha Berisha.

Ndërkaq, e pyetur për ngjarjen të enjten, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës tha se është në pritje të informacioneve zyrtare nga autoritetet turke.

“Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), është ende në pritje të informacioneve zyrtare nga autoritetet turke, rreth rastit në fjalë”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme për Express.

Kreatori i veshjeve ishte pajisur me pasaportë diplomatike nga Ministria e Punëve të Jashtme në dhjetor të vitit 2020, me vendim të ish-ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj.

Paparaci, ka dërguar pyetje në adresë të Policisë së Turqisë, Departamentit në Stamboll dhe Ambasadës së Turqisë në Kosovës lidhur me rastin e Sahitit, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...