Lajme

Rubini më i madh ndonjëherë i dalë në ankand pritet të shitet për shifrën “e çmendur”

Një gur i çmuar rubin 55,22 karatësh, i cili nëse shitet aq sa parashikon shtëpia e ankandit -mbi 30,3 milionë Dollarë, do të bëhet guri më i shtrenjtë i këtij lloji që është shfaqur ndonjëherë në ankand.

Guri do të dalë në ankand në New York në Qershor, më pak se një vit pasi firma kanadeze Fura Gems e zbuloi atë në një nga minierat në Mozambik.

Firma Sotheby’s e përshkroi xhevahirin si shumë të rrallë dhe rubinin më të vlefshëm që ka dalë ndonjëherë në treg. I quajtur Estrela de Fura, guri pritet të arrijë vlerën e më shumë se 30 milionë dollarëve.

Edhe pse shitjet rekord të gurëve të çmuar dominohen nga diamantet, ato me ngjyra, në veçanti – rubinët konsiderohen ndër gurët e çmuar më të rrallë dhe më të vlefshëm në botë.

Rekordi aktual i ankandit për një rubin u vendos nga Sunrise Ruby, një gur 25,59 karatësh i gjetur në Myanmar që arriti në 30,3 milionë dollarë në Gjenevë në vitin 2015./tvklan.al

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...