Lajme

DOKUMENT| Kabineti i Rozeta Hajdarit i torturon shërbyesit civilë me pyetësor të ngjashëm si “bisedë informative”

Nga kabineti i Ministres së Industrisë, Ndërrmarësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kanë filluar shpërndarjen e një pyetësori nëpër departamentet dhe njësitë e kësaj ministrie.

Demokracia.com e ka siguruar një pyetësor të tillë, i cili u është shpërndarë sot, që përmban 20 pyetje.

Pyetje e parë drejtuar nëpunësve të MINT-it nis me përvojën e punës / stazhin dhe përfundon me pagesën që marrin ata.

Pyetësori që i ngjan më shumë një “bisede informative” të paraluftës, vazhdon me pyetje për zbatimin e kompetencave të përcaktuara sipas Rregullores së Sistematizimit në vendin e punës, për të vazhduar me detyra që nuk aplikohen sipas sistematizimit, etj.

Ka edhe pyetje të tilla si: Në bazë të ngarkesës mesatare në nivel institucioni, gjatë orarit të punës ju keni kohë? A) të lirë, B) të mjaftueshme për realizimin e lëndëve, C) të pamjaftueshme dhe mbingarkesë për realizimin e lëndëve.

Pyetja e parafundit e këtij pyetësori ka të bëjë me dënimet apo shpërblimet si masë disiplinore nga eprori apo mbikëqyrësi. Ndërsa, pyetja e fundit që iu bëhet nëpunësve të MINT-it lidhet me presionin gjatë ushtrimit të detyrave në vendin e punës. /Demokracia.com/

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...